Me Besa Famgas që udhëheq bindshëm në tabelë dhe me Prishtinën e vendit të dytë me epërsi bindëse ndaj skuadrave tjera, në Superligën A gara më e fortë ka mbetur për pozitën e tretë.
Aktualisht i treti është Rahoveci me 28 pikë, një më shumë se Trepça e vendit të katërt. Kastrioti ka mbetur prapa në vendin e pestë me 21 pikë, kurse Vëllaznimi është i gjashti me 19 pikë, përcjell Insajderi.
Në mesjavë luhet xhiroja e 23-të, ndërsa Rahoveci e Trepça kanë ndeshje të rëndësishme në garë për vendin e tretë.
Trepça sot nga ora 18:30 e pret Vëllaznimin e Gjakovës. Ndërsa Rahoveci e Prishtina takohen të enjten nga ora 19:30. Sot është edhe ndeshja Kastrioti – Besa Famgas, që fillon në ora 19:00.
Besa Famgas udhëheq në tabelë me 44 pikë, pra i ka fituar të gjitha 22 ndeshjet e deritashme. Prishtina është e dyta me 37 pikë.
Të mërkurën zhvillohet edhe ndeshja e mbetur e çerekfinales së Kupës së Kosovës te hendbollistet, mes Ferizajt dhe Jusuf Gërvallës. Kjo ndeshje është nga ora 19:00.