×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Trepça” zhytet në borxhe

    Insajderi
    19 January 2018 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miliona euro borxhe i janë grumbulluar Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si pasojë e mospagesës së taksave nga kompanitë të cilat ekploatojnë resurset minerale, shkruan sot Koha Ditore.

    Kombinati metalurgjik “Trepça” është ndërmarrja e cila ka më së shumti borxhe të grumbulluara, përderisa borxhi total mbërrin në mbi 23 milionë euro.

    Kryetari i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, ka thënë se grumbullimi i këtij borxhi daton që nga 2005-ta, kur ky autoritet ishte krijuar. Në pamundësi të mbledhjes së taksave, sipas tij, dhjetëra kompani janë në procese gjyqësore me KPMM-në.

    Nga borxhi i përgjithshëm 11 milionë e 500 mijë euro janë nga kompanitë private, të cilat u janë shmangur obligimeve. Sipas Krasniqit, përveç shmangies nga taksat, këto kompani nuk posedojnë as licencat për eksploatim. Ai nuk ka treguar emrat e këtyre kompanive, porse ka thënë se të njëjtave nuk u është lëshuar licenca.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark