×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tri fshatrat të Deçanit qe 72 orë pa energji elektrike, KEDS: Jemi duke punuar

    Insajderi
    04 December 2023 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa fshatra në rajonin e Dukagjinit përkatësisht në Deçan kanë mbetur që 72 orë pa energji elektrike.

    Kështu tha për Insajderin një banor i kësaj ane, Beqir Agaj.

    Agaj përmendi emrat e tri fshatrave që kanë mbetur pa energji, teksa shtoi se janë iu është dashur t’i gjuajnë gjësendet.

    “Qe 72 orë nuk kemi rrymë në fshatrat Gramqel Baballoq dhe Dubravë. Me çka kemi pasë ushqime, mishra, speca  na janë prishë është dashtë me i gju në rrugë”, ka thënë ai.

    Agaj shtoi se për rastin janë lajmëruar nga KEDS por që ende nuk e kanë rregulluar.

    “I kemi lajmëruar qe se di sa herë KEDS-in, jemi parapagues të rregulltë por nuk po e rregullojnë”, u shpreh ai.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe KEDS-in, zëdhënësi Lulzim Krasniqi konfirmoi se në atë anë ka prishje.

    Tutje, ai shtoi se janë duke punuar vazhdimisht për ta rregulluar çështjen e energjisë atë anë.

    “Për shkak të erërave të forta që kapluan rajonin e Dukagjinit gjatë fundjavës së kaluar, edhe këto fshatra të Deçanit dhe fshatra përreth janë afektuar nga prishjet në rrjetin elektrik”, ka thënë ai për Insajderin.

    “Janë mbi 70 shtylla elektrike, bashkë me përçues elektrikë, të dëmtuara në atë rajon. Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar vazhdimisht në mënyrë që sa më parë edhe këtyre konsumatorëve t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, shtoi Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark