×
  • Sport
  • Sport

    Tri klube të mëdha evropiane e refuzojnë pjesëmarrjen në Superligën Evropiane

    Insajderi
    21 December 2023 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester United, Bayern Munich dhe Atletico Madrid janë dy klubet e mëdha evropiane që e kanë refuzuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane.

    Themelimi i kësaj lige të shkëputur nga UEFA e mori dritën e gjelbër sot nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, që vendosi kundër UEFA-s dhe FIFA-s për ta parandaluar formimin e saj.

    Por, tash klubet kanë nisur t’i konfirmojnë qëndrimet e tyre të mëhershme.

    “Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbesim të vendosur totalisht në pjesëmarrjen e kompeticioneve të UEFA-s dhe me një bashkëpunim pozitiv me UEFA-n, Premierligën dhe klubet tjera për ta vazhduar zhvillimin e futbollit evropian”, kanë shkruar “Djajtë e Kuq” në njoftimin e tyre.

    “Familja evropiane e futbollit nuk e do Superligën Evropiane. Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Spanja (përpos Real Madridit e Barcelonës) etj, nuk e duan Superligën. Ne jemi në favor të mbrojtjes së familjes së futbollit evropian, duke i mbrojtur ligat nacionale dhe duke siguruar që kualifikimi në kompeticionet evropiane të arrihet në fushën e blertë pas paraqitjeve të çdo sezoni”, shkruajnë “Los Colchoneros”.

    Gjithashtu, edhe Bayern Munichu ka dalë me komunikatë, duke e refuzuar pjesëmarrjen në këtë garë.

    “Ne kemi marrë parasysh vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Megjithatë, kjo nuk e ndryshon qëndrimin e FC Bayern dhe qëndrimin se një kompeticion i tillë do ta përfaqësonte një sulm ndaj rëndësisë së ligave kombëtare dhe të bazës së futbollit evropian. Bundesliga përbën themelin e FC Bayern, ashtu si të gjitha ligat kombëtare formojnë themelin e klubeve evropiane të futbollit. Prandaj, është detyra jonë dhe bindja jonë e thellë t’i forcojmë, jo t’i dobësojmë. Ne gjithashtu mbështesim garat evropiane të klubeve nën ombrellën e UEFA-s. Pra, edhe një herë është shumë e qartë: dera për Superligën Evropiane në FC Bayern mbetet e mbyllur.”, shkroi gjiganti bavarez. /Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark