×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Tri vjet pas incidentit, Haki Abazi rikthehet sërish në studion ku u rrahë nga Dardan Molliqaj

    Insajderi
    17 November 2022 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, do të jetë sonte mysafir në Pressing te Leonrad Kërquki në T7.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtuesi i emisionit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Abazi do të kthehet në këtë studio tri vjet pas u rrah nga Dardan Molliqaj, tash kryetar i PSD-së.

    Në shtatorin e 2019, Abazi kishte njoftuar se ishte sulmuar nga Molliqaj, dhe shoqëruesi I tij.

    Incidenti kishte ndodhur në ambientet ku realizoheshin debatet e televizionit T7 në prag të fushatës zgjedhore.

    “Unë kam qenë në dalje, kam qenë duke ecë me Rexhep Hotin dhe ata më kanë sulmuar”, pati thënë Abazi.

    Incidentin edhe atëherë e pati konfirmuar drejtuesi i emisionit “Pressing”, Leonard Kërquki.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark