×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Trimi me parullë të re para zyrave të VV’së: “Barazi, Drejtësi, Ekstazi”

    Insajderi
    16 August 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Trim Syla, sot, përmes aktivitetit të tij të njohur tashmë, “Trimi me Parullë”, ka realizuar një tjetër aktivitet në lidhje arrestimin e asamblistit të Vetëvendosjes me 11.300 doza substancë narkotike, të llojit ekstazi, në vlerë mbi 400 mijë euro.

    Në parullën e tij, Trimi ka shkruar: Drejtësi! Barazi! Ekstazi!

    Ndryshe, një aksion i djeshëm i policisë së Shqipërisë, i emërtuar “Punisher 2”, përfundoi me arrestimin e pesë personave, në mesin e tyre ishte i asamblistit i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujecin.

    Përpos Mujecit të arrestuar ishin edhe Mithat Ramadani (30), banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, (24 vjeç), Ambra Myftari (28), dhe Daniel Avdija (26), të tre banues në Tiranë.

    Pas arrestimit dje, Mujeci u përjashtua nga LVV’ja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark