Në momentin që ka ndodhur ngjarja, në banesë ka qenë vetë bashkëshortja e Dukës. Vetë kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë drejt Durrësit.
Fotoja që po shikoni është imazhi i parë që vjen nga Durrësi, aty ku është regjistruar një shpërthim me tritol në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Nga pamjet, nuk duken shumë detaje, por vihet re se ka dëme materiale në derën e jashtme të shtëpisë. Paraprakisht është raportuar se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi në fjalë.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja, në banesë ka qenë vetë bashkëshortja e Dukës. Vetë kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë drejt Durrësit.