×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tromp: Kur Kurti thotë “Jo”, Vuçiq thotë “Po”, dhe atë vetëm që t’i bëjë ndërkombëtarët për vete

    Insajderi
    07 February 2023 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jo pak herë kohëve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar qasjen e palës serbe në raport me Kosovën, ku në rastin e fundit ishte vetë Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ku në një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtij të fundit ia vlerësoi “qasjen konstruktive” për pranimin e planit franko-gjerman, shkruan Insajderi.

    Studiuesja dhe profesoresha në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, në një intervistë për Insajderin, ka një përgjigje për këtë. Ajo e vlerëson për “dinakëri” të Vuçiqit dhe “në të bërit për vete” ndërkombëtarët kur pala serbe kupton që pala kosovare do të ketë qëndrim refuzues ndaj diçkaje.

    “Vuçiq është shumë më dredharak kur jemi te politikat simbolike dhe verbale”, beson Tromp derisa e vendos atë në kontrast me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. “Ai e kupton, dhe Serbia shumë herë e ka dëshmuar, se ata gjithmonë do të thonë ‘Po’ kur e dinë që pala tjetër do të refuzojë”.

    “Pra, për Vuçiqin është shumë më mirë kur Kurti refuzon ndonjë hap të rëndësishëm strukturor në rrugën para. Sepse nëse Kurti nuk do të refuzonte diçka konkretisht, atëherë Vuçiq do të thoshte ‘Jo’, por tash nëse Kurti i jep hapësirë duke thënë së pari ‘Jo’, dhe kjo jo duke qenë një diçka e njëanshme në atë se çfarë dëshiron të vendos, Vuçiq do të abuzojë me këtë duke thënë të kundërtën, pikërisht atë që ndërkombëtarët duan të dëgjojnë duke i bërë për vete, dhe t’i lë ndërkombëtarët të kritikojnë Kosovën”, tha Tromp për Insajderin.

    LEXOJENI TË PLOTË INTERIVSTËN:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark