×
  • Sport
  • Sport

    Tronditet Argjentina, akuza të rënda për kampionin e botës

    Insajderi
    31 March 2023 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gonzalo Montiel, mbrojtësi i Sevilla-s dhe autori i penalltisë vendimtare që i dha Kupën e Botës Argjentinës në Katar, është denoncuar për sulm të rëndë seksual.

    Këtë e ka bërë të ditur për mediat argjentinase avokatja e viktimës së dyshuar, Raquel Hermida. Fakti daton që në 1 janar 2019, gjatë festës së ditëlindjes në shtëpinë e futbollistit.

    Viktima e supozuar duket se është kërcënuar nga shoqëruesit e Montiel, përfshirë edhe nënën e lojtarit pas denoncimit të saj. Modelja do të kishte qenë në një lidhje me mbrojtësin në atë kohë dhe pas dy pijeve do të kishte humbur ndjenjat.

    Në atë rast duket se ka ndodhur dhuna, në të cilën sipas rrëfimit mund të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë. Montiel ishte një futbollist i River Plate në atë kohë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark