×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tronditet Suhareka – Dhunohet një 15 vjeçare dhe i publikohet video

    Insajderi
    22 March 2023 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër të mitur, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e ka pranuar aktin dhe është duke u hetuar.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Suharekë.

    Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.

    Ndërsa Sinjali raportoi se i dyshuari është i moshës 35 vjeçare ndërsa viktima 15 vjeçe.

    Sipas tyre, i dyshuari ka incizuar aktin dhe e ka publikuar pastaj videon.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark