×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump, Alepo dhe vdekjet e yjeve: Gjithçka që duhet të dini për vitin 2016

    Insajderi
    31 December 2016 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian – Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin ndër ngjarjet më të mëdha të lajmeve në një vit që shumë e kanë konsideruar si më të keqin ndonjëherë.

    Në muajin janar, këngëtari dhe kompozitori britanik, David Bowie dhe aktori britanik Alan Rickman vdiqën nga kanceri brenda pak ditëve. Ky ishte fillimi i një viti që doli të jetë i dëshpëruar për njerëzimin, me fytyra të njohura të botës që ndërruan jetë gjatë tërë vitit.

    Brukseli ishte objektiv i tri bombave të koordinuara në mars, duke vrarë mbi 30 njerëz dhe duke lënë 250 të plagosur. ISIS-i mori përgjegjësinë për këtë sulm, si dhe një sulm mbi aeroportin Ataturk në Stamboll në qershor, dhe dy tragjedi të mëtejshme në Nisë dhe Berlin.

    Turqia ishte shteti më i sulmuar nga terroristët, kurdë dhe ata të ISIS-it. Sulmi i fundit i ndodhur në Stamboll, gjatë muajit dhjetor la të vdekur 34 persona. Sulmi ndodhi afër stadiumit “Vodafone Arena” të Beshiktashit.

    turqi

    Ngjarja më e rëndë e vitit, që shpërfaqi humanizmin e ulët të njerëzimit është lufta në Siri, dhe sidomos ajo në Alepo. Qyteti i dytë më i vjetër në botë, dhe njëri nga më të rëndësishmit në Siri, u shkatërrua plotësisht nga luftimet e forcave të presidentit Bashar al-Assad, opozitës siriane dhe ushtrisë ruse.

    Qindra mijëra njerëz mbetën të ngujuar në zonën lindore të qytetit sirian, derisa qyteti sulmohej nga ajri. Ishin forct ushtarake ruse dhe ato të regjimit të Bashar al-Assad që po sulmonin kryengritësit të cilët e kontrollonin atë zonë.

    Ndërkaq, as në politikat evropiane nuk pati mbarësi, shkruan Insajderi.

    Mbretëria e Bashkuar votoi për tu larguar nga BE-ja në qershor, çka shkaktoi dorëheqjen e David Cameron si kryeministër. Vendin e tij e mori Theresa May. Lideri i fushatës së Brexit, Nigel Farage gjithashtu dha dorëheqjen, pavarësisht triumfit të fushatës së tij.

    brexit-2

    Vera ishte një sezon i triumfeve sportive të emrave të njophur. Portugalia e Cristiano Ronaldos fitoi Kampionatin Evropian me Portugalinë, ndërsa britaniku Andy Murray triumfoi në Wimbledon.

    Surprizë e madhe e këtij viti ishte Leicester City. Skuadra e Claudio Ranierit theu të gjitha parashikimet duke fituar Premier Ligën.

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhvilluan zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor, në të cilat zgjedhje garuan kandidatja demokrate, ish-skeretarja e Shtetit, Hillary Clinton dhe biznesmeni amerikan Donald Trump.

    Trump arriti të fitoj zgjedhjet me votat e Kolegjit Elektoral, pavarësisht se Clinton mori më shumë vota popullore. Ish-Zonja e Parë e Shtetit mori rreth 3 milion vota më shumë, megjithastë nuk arriti ta “thyej” Trumpin.

    2016 mund të jetë viti nga i cili u ndanë nga jeta muzikantët më legjendarë. Përveç Bowie edhe artistët e njohur si Prince, Glenn Frey, Leonard Cohen, Rick Parfitt dhe George Michael ndërruan jetë. /Insajderi.com

    prince-purp

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark