×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për komplot për përmbysjen e humbjes në zgjedhje

    Insajderi
    03 August 2023 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump është deklaruar i pafajshëm të enjten, përballë akuzave federale se ka orkestruar një komplot për përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, në atë që prokurorët amerikanë e quajnë përpjekje të paprecedente nga presidenti i atëhershëm për të minuar shtyllat e demokracisë amerikane.

    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, i cili ka udhëhequr hetimin, ka shikuar nga rreshti i parë, teksa Trump ka thënë se ndjehet i pafajshëm, duke qëndruar para gjyqtarit Moxila Upadhyaya.

    Paraqitja e Trumpit në gjyq, e cila ka zgjatur rreth gjysmë ore, ka ndodhur vetëm një kilometër larg ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën mbështetësit e tij e sulmuan më 6 janar të vitit 2021, në përpjekje për ta ndalur certifikimin e disfatës së tij zgjedhore nga legjislativi amerikan./rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark