Trump: Do e përfshijë NATO-n kundër ISIS-it – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump: Do e përfshijë NATO-n kundër ISIS-it

    Insajderi
    01 July 2016 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i mundshëm republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se ai do e ringjallte aleancën ushtarake duke e përdorur në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik.

    Kohë më parë, Trump e quante NATO-n të “papërdorshme”.

    “Më pëlqen ideja e përdorimit të NATO-s por edhe vendeve fqinjë që nuk janë në NATO dhe do i kontrollojmë ata. Ne duhet t’i kontrollojmë”, i ka thënë Trump televizionit ABC gjatë një interviste më 30 qershor.

    Trump më parë ka thënë se NATO duhet të “rregullohet ndryshe që të luftojë terrorizmin” të cilin ai e sheh si kërcënimin primar për SHBA-të.

    “Unë kam qenë personi që kam thënë se NATO është e papërdorshme sepse ata nuk e mbulojnë terrorizmin si duhet”, ka thënë ai.

    Trump i ka thënë ABC-së se ai e ka një plan për shkatërrimimin e IS-it, mirëpo nuk ka pranuar të jap detaje.

    “Ne do i godasim ata shumë fuqishëm, kjo është e vërtetë. Është shumë e mundshme që ne ta perdorim NATO-n”./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark