×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Trump: Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare me Kinën

    Insajderi
    24 May 2019 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA dhe Kinës, pavarësisht se firma e telekomunikacioneve është “shumë e rrezikshme”.

    Lufta e tregtisë SHBA-Kinë është përshkallëzuar në javët e fundit me rritjen e tarifave dhe kërcënimet për më shumë veprime.

    Uashingtoni ka shënjestruar Huawei duke e vendosur firmën në listën e zezë tregtare.

    SHBA argumenton se Huawei përbën një rrezik të sigurisë kombëtare, ndërsa Pekini akuzon SHBA për “ngacmimin” e kompanisë.

    “Huawei është diçka shumë e rrezikshme”, u tha gazetarëve Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

    “Ju shikoni se çfarë kanë bërë nga pikëpamja e sigurisë, një pikëpamje ushtarake, shumë e rrezikshme”.

    Javën e kaluar, administrata Trump e shtoi Huawei, krijuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve, në “listën e njësive” të saj, e cila ndalon kompaninë nga blerja e teknologjisë nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë.

    Por Trump ka thënë se është “e mundshme” që kompania  të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje tregtare me Pekinin.

    “Nëse bëjmë një marrëveshje, unë mund të imagjinoj që Huawei të përfshihet ndoshta në ndonjë formë apo pjesë të saj”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark