×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Trupi i argjentinases së vrarë në Fushë Kosovë ende në morg, flasin nga IML-ja

    Insajderi
    14 September 2023 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth një muaj e gjysmë më parë, një shtetase argjentinase është vrarë në Fushë Kosovë.

    Maria Clara Urdangaray dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti ndërsa i dyshuar për këtë krim është i dashuri i saj, Endrit Nikaj nga Drenasi.

    Ky i fundit ndodhet në qendrën e paraburgimit ndërsa trupi i pajetë i shtetases argjentinase 27-vjeçe, vazhdon të mbetet në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).

    Me datë 1 shtator, avokatja e familjes Urdangaray, Lisa Roselli, ka bërë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për mbështetje financiare, përkatësisht për mbulimin e shpenzimeve financiare për transportimin e kufomës së shtetases së ndjerë Maria Clara Urdangaray, nga Prishtina për në Argjentinë.

    Ministria e Drejtësisë duke marrë për bazë aspektin human dhe të ndjeshëm të kësaj çështje, ka proceduar kërkesë në Qeveri për mbulimin e shpenzimeve financiare nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, andaj u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

    Në mbledhjen e së mërkurës, në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti u ndanë mjetet financiare në vlerë prej 4,200 Euro për mbulimin e shpenzimeve për transportimin e kufomës nga Prishtina për në Argjentinë.

    Sipas vendimit, obligohet Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi i cili ka hyrë në fuqi po ditën e djeshme.

    IndeksOnline ka kontaktuar me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Institutin e Mjekësisë Ligjore, Dr. Ditor Haliti duke e pyetur nëse kanë nisur procedurat për transportimin e kufomës.

    Ai shkurtimisht ka thënë se ende nuk e kanë njoftuar asgjë ndërsa trupi i pajetë i argjentinases vazhdon të mbetet në morg.

    Rikujtojmë se familja e viktimës Urdangaray kishte kërkuar publikisht para në rrjetet sociale për të mbledhur paratë për transportimin e kufomës, mirëpo në pamundësi për të siguruar shumën e plotë, kishte kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria e Kosovës përmes avokates së tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark