×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Trustin pa Bord, investimet s’ka kush t’i menaxhojë

    Insajderi
    20 March 2023 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga 1 marsi i 2023-ës të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) iu ka përfunduar mandati.

    Teksa kriza financiare në botë sa vjen e keqësohet, ndërsa në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, s’mund të investohen në tregje financiare dhe se nëse ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, askush s’mund të bëjë ndryshime për të evituar këtë.

    Pasi me ligjin mbi investimet e mjeteve të trustit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara.Në grafikonin e investimeve të Trustit pensional shihet se vlera e investimeve në fillim të muajit mars është €1.625853, ndërsa në janar ishte €1.647170.

    Ndryshe, konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj është mbyllur më 23 dhjetor 2022, por që nga atëherë Komisioni përgjegjës ende nuk i ka shqyrtuar kandidatët që kanë aplikuar, ishte njoftimi i Trustit.
    Në këtë komunikatë, Trusti ka paralajmëruar për rreziqet që mund të ndodhin nëse nuk zgjidhet Bordi me kohë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark