×
  • Sport
  • Sport

    Tuchel respekton Cityn, por nuk dorëzohet pa luftë: “Bayern është një klub i madh, por gjithçka mund të ndodhë”…

    Insajderi
    19 April 2023 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern mund të humbasë 3-0, por nuk do të dorëzohet kurrë pa luftë.  Bavarezët besojnë se avantazhi i Manchester Cytit në Etihad, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, mund të kompensohet në Munich.

    “Jemi në një periudhë ndryshimi, lojtarët e mëdhenj u larguan nga klubi, pastaj u ndryshua edhe trajneri. Ne nuk kishim shumë kohë, por Bayerni është një klub i madh dhe kjo është arsyeja pse ne të gjithë kemi një përgjegjësi të madhe. Çdo gjë mund të ndodhë, sidomos kur shikon ndeshjen e parë dhe mënyrën se si na ndëshkoi City. Skuadra e Pep Guardiolës është një nga më të mirët në botë, por ne jemi gati. Dera është gjithmonë e hapur, ne duhet të futemi fuqishëm”,- tha Tuchel.

    Sulmuesi Chupo-Moting është rikuperuar

    Tuchel respekton Cityn, por nuk dorëzohet pa luftë: “Bayern

    “Nuk kam vendosur ende, do të shohim pas testit se si është gjuri i tij. Nëse është në rregull, ai do të jetë për ndeshjen. Ai na jep forcë në sulm, do të ishte mirë ta kishim atë në ekip”,- ishte i qartë trajneri i Bayernit.

    Dhe Thomas Myller beson se avantazhi i Cityt nuk është i pakthyeshëm dhe ai la të kuptohet edhe për skenarin ideal për Bayernin.

    “Unë besoj se ne kemi ende një shans për të arritur në gjysmëfinalen e Champions League. Duhet ta fillojmë mirë ndeshjen, ndoshta të shënojmë të paktën një gol në pjesën e parë. Nuk duhet të jemi 3-0 pas 10 minutave të para, ne duhet të shënojmë të paktën një gol në pjesën e parë. Nëse shënojmë një gol të dytë deri në minutën e 80-të dhe nuk pësojmë, do të kemi edhe 15 minuta të tjera. Besoj se gjithçka është e mundur”, tha Myller.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark