Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, ka konfirmuar qëndrimin e tij në Chelsea, shkruan Zeri.info.
Gjermani duke folur me Adam Newson tregoi planin e tij për të qëndruar në Chelsea sezonin e ardhshëm.
“Nga sezoni i ardhshëm para-sezon do të japim maksimumin dhe unë do të jem plotësisht i përfshirë me gjithë zemrën time dhe njohuritë e mia”, tha ai për Adam Newson.
Tuchel ka kontratë vlefshme me “Blutë” deri më 30 qershor 2024.
Këtë sezon, 48-vjeçari prej 32 ndeshjeve ai ka arritur të fitojë 19 prej tyre, dhe momentalisht ata gjinden në vendin e tretë në tabelën e Premier Ligës me 65 pikë të grumbulluara.
Si trajner i Chelseat, Tuchel ka fituar UEFA Superkupë, është zgjedhur trajneri më i mirë i klubit të botës, dhe ka fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21.