×
  • Lajme
  • Lajme

    Turisti në Itali habitet me faturën shokuese të restorantit për prerjen e sanduiçit në gjysmë

    Insajderi
    13 August 2023 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një turist në Itali drejtua në Tripadvisor për të shfryrë inatin pasi vuri re se në faturën e një restoranti në rajonin luksoz të Liqenit të Como-s në Itali ishte vendosur edhe një tarifë për prerjen e sanduiçit në gjysmë.

    Turisti porositi një sanduiç vegjetarian me patate të skuqura në Bar Pace në Gera Lario, në skajin verior të liqenit.

    Pasi hëngri ushqimin, të cilin e ndau me një mik, ai u trondit kur gjeti në faturë koston e ndarjes së sanduiçit në dy pjata.

    Në faturë janë shënuar sanduiçi për 7,50 euro, Coca-Cola për 3,50, uji për 1,50 dhe ekspres për 1,20, së bashku me tarifën diviso da meta, ose “prerja përgjysmë”, 2 euro.

    Turisti në Itali habitet me faturën shokuese të restorantit

    “Kërkesat shtesë kanë kosto,” tha pronarja Cristina Biacchi për La Repubblica. “Duhej të përdornim dy pjata në vend të njërës dhe koha për t’i larë dyfishohet. Nuk ishte një sanduiç i thjeshtë i thekur, kishte edhe patate të skuqura brenda. Na u desh kohë për ta ndarë në dysh.”

    Ajo gjithashtu vuri në dukje se klienti nuk u ankua apo nuk e vuri në dyshim pagesën shtesë dhe sqaroi se do ta hiqte nga fatura nëse do të ishte ankuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark