×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Turisti ngec mes mureve të rrugicës pas kthesës së gabuar në ishullin grek

    Insajderi
    25 April 2023 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një turist i paemëruar që mori një kthesë të gabuar me makinën e tij Micra përfundoi i bllokuar mes mureve të ngushta të një rrugice në fshatin panoramik të Mesaria në ishullin grek të Santorini.

    Turisti që nuk është emëruar publikisht kishte marrë një kthesë të gabuar me makinën e tij me qera, por ai u tregua i vendosur dhe tentoi të riparonte gabimin duke vijuar të avanconte, derisa mbeti bllokuar krejtësisht.

    Më pas pasagjerët e makinës nuk mund të dilnin asnjëri nga automjeti, as edhe nga dritaret.

    Makina nuk kishte dalje nga çatia kështu që më në fund ata arritën të gjenin daljen nga dera e bagazhit.

    Një zëdhënës vendas në Mesaria tha: “Ne kontaktuam zyrën që kishte dhënë me qera makinën, por ishte ditë pushimi dhe vendi i bllokimit ishte shumë i vështirë. Nuk ishte e mundur ta lironim menjëherë”.

    Nuk është e qartë nëse turisti do të gjobitet për aventurën e tij të papritur.

    Një incident i ngjashëm kishte ndodhur këtu dhe disa vjet më parë, teksa shumë nga rrugët e vjetra urbane nuk janë krijuar për akomodimin e automjeteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark