×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Turqia bëhet me brend të vetin të automobilave

    Insajderi
    06 November 2017 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tregu i automobilave në Turqi, ndër më të mëdhenjtë në Evropë, do të bëhet me një brend 100 për qind turk.

    Rreth një milion vetura në vit shiten në Turqi me brendet e mëdha si Renault, Hyundai, Honda, Toyota e Fiat që kanë fabrika në këtë shtet.

    Modeli i parë i kompanisë do të lansohet më 2019 me versionin e prodhuar që do të dalë në rrugë më 2021.

    Fokusi kryesor do të jetë prodhimi i veturave elektrike, për të rivalizuar Teslan, transmeton Koha.net.

    Pesë kompani lokale të automobilizmit dhe teknologjisë janë bashkuar nën një projekt të nisur nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

    “Automobili i Turqisë” quhet iniciativa, që sipas planeve të shtetit mund të rivalizojë edhe kompani të forta botërore.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark