×
  • Lajme
  • Lajme

    Twitter bllokon llogaritë e tetë ambasadave serbe, kërkohet zhbllokimi i tyre

    Insajderi
    22 August 2022 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Twitter ka pezulluar llogaritë e ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kuvajt, si dhe llogarinë e Konsullatës së Përgjithshme Serbe në Çikago.

    Telegraf.rs , ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka njoftuar se llogaritë e tetë ambasadave janë pezulluar më 18 gusht pa asnjë shpjegim apo mesazh të përparshëm që mund të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në rrjetin social.

    “Pa hyrë në politikën e biznesit të kompanisë ‘Twitter’, theksojmë se është e papranueshme që misionet diplomatike të një shteti demokratik që nuk është i ekspozuar ndaj asnjë sanksioni të censurohen në këtë mënyrë, veçanërisht nëse merret parasysh se disa nga profilet e përmendura janë hapur së fundi dhe nuk kanë qenë aktive, ndërsa të tjerët nuk kanë pasur ndonjë përmbajtje që mund të cilësohet si e papërshtatshme”, thuhej në komunikatën e ministrisë serbe.

    Më tej në komunikatë shkruhej se, Republika e Serbisë, është një vend, angazhimi strategjik i së cilit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe përshtat standardet politike dhe demokratike, përfshirë lirinë e mediave, me standardet më të larta evropiane.

    “Kjo është arsyeja pse është absurde që një numër i misioneve tona diplomatike dhe konsullore censurohen në një rrjet social, i cili mburret me promovimin e demokracisë dhe pluralizmit të opinionit”, thuhej në deklaratën e dhënë.

    Gazeta shkruan se, ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i është drejtuar kompanisë ‘Twitter’, duke kërkuar zhbllokimin e llogarive të misioneve diplomatike dhe konsullore të vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark