×
  • Lajme
  • Lajme

    Tym në Kuvendin e Shqipërisë, opozita shkakton kaos

    Insajderi
    09 November 2023 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe kjo seancë plenare në Shqipëri u zhvillua e tensionuar. Ashtu si edhe më parë, deputetë të Foltores kanë hyrë në sallë më herët se orari zyrtar duke kthyer përmbys karriget.

    Sakaq në nisje të seancës, deputetë të Foltores së Sali Berishës, ndezën tymuese duke vështirësuar qëndrimin në sallë. Edhe pse në kushte të vështira, për shkak se e gjithë salla e Kuvendit u mbush me tym, deputetët e maxhorancës vijuan punimet.

    Kryeparlamentarja Nikolla vendosi të vijojë me rendin e ditës, duke zhvilluar një diskutim të pjesshëm lidhur me projektligjet.

    Në përfundim të seancës, e cila nuk zgjati më shumë se 18 minuta, maxhoranca rrëzoi me 75 vota të gjitha projekligjet e dërguara nga opozita për votim.

    Deputetët e Foltores kanë bllokuar punimet për të disatën herë, me arsyetimin se mazhoranca po i mohon opozitës të drejtat kushtetuese, lidhur edhe më kërkesat e tyre për ngritjen e disa komisioneve hetimore.

    Ndërkaq, disa ditë më parë, tensione pati edhe te Kryesia e Kuvendit. Disa deputetë opozitarë nuk u lejuan nga garda që të hynin dhe ata zgjodhën që të futeshin brenda duke kaluar kangjellat, apo duke hipur nga dritarja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark