Boksieri britanik Tyson Fury, është duke konsideruar tërheqjen nga boksi. Kështu deklaroi vetë 27 vjeçari në një intervistë dhënë radios BBC në Londër.
Fury u shpallë kampion i kategorive të rënda të botës pasi mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko, në Germany nëntorin e vitit të kaluar.
Gjithsesi, britaniku po mendon tërheqjen nga sporti i boksit. “Po ballafaqohem me mungesë motivimi”, tha bokseri me prejardhje irlandeze.
Ai shtoi se tashmë e sheh boksin si mundësi për t’u pasuruar dhe asgjë më shumë.
“Tani do të boksoja vetëm për para, dhe asnjëherë më parë nuk e kisha menduar se do të boksoja vetëm për para”, përfundoi Fury.
Kampioni aktual botëror tha se me të siguruar ëndrrën e tij të fëmijërisë që ishte shpallja kampion bote, tani ai mendon vetëm të kaloj më shumë kohë me familjen e tij.