×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U aksidentua gjatë punës, vdes minatori në Bulqizë

    Insajderi
    10 October 2022 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 52-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën pasi është aksidentuar gjatë punës në minierë. Mësohet se bëhet fjalë për Kujtim Lilin nga Klosi. 52-vjeçari punonte si zjarrmëtar një galeri private në Zonë të Parë në Bulqizë.

    Nga informacionet e para rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.

    NJOFTIMI

    “Bulqizë/ informacion paraprak

    Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark