×
  • Sport
  • Sport

    U akuzua për për*hunim, Mario Balotelli shpallet i pafajshëm, avokati përfundon në burg

    Insajderi
    24 May 2023 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I akuzuar për përdhunimin e një vajze minorene, historia që përfshinte Mario Balotellin ka marrë fund. Sulmuesi italian është shpallur i pafajshëm dhe pas hekurave ka përfunduar avokati që pretendonte të kishte përfitime të mëdha financiare.

    Avokati nga Treviso, Roberto Imparato është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg teksa duhet që sulmuesit ti paguajë edhe shumën e 80 mijë eurove si dëmshpërblim për dëmtimin e imazhit.

    Historia daton 5 vite më parë, kur avokati së bashku me një vajzë minorene, kishin inskenuar përdhunimin e kësaj të fundit. ai kishte kërkuar që minorenja të fliste me Balotelin, ndërkohë që avokati e shantazhonte sulmuesin duke kërkuar 100 mijë euro për të heshtur por fatmirësisht për Balotelin, gjërat janë zbardhur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark