Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka besim se ekipi tij do t’u kthehet fitoreve në kampionat.
Ai ka mohuar se Dukagjini nuk është në ngërç të rezultateve.
“Kishim dy raste të mira për të shënuar, por ai goli i pranuar na la shije të hidhur. Djemtë e deshën fitoren, luftuan, krijuam edhe raste të ndryshme, por pësuam një gol që ka mundur të jetë i evitueshëm. Kjo do të jetë një motiv shtesë për të mos ia lënë rastit, por duke i përfunduar me gol rastet.
Nuk kishim çfarë të bëjmë në pjesën e parë, sepse e dinim që Feronikeli ’74 do të luaj lojë të mbyllur dhe golin do ta kërkoj nëpërmjet kundërsulmit. Ne po krijojmë raste. Humbëm një rast pa portier kundërshtar dhe një tjetër përballë tij. Kjo dëshmon se nuk jemi në ngërç dhe do të arrijmë tek fitoret. U bën shumë ndeshje që po pësojmë gola të lehtë dhe kjo duket të ndryshojë sa më shpejtë”, ka thënë Dallku për “Art Motion”.