×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘U bënë dallavere në konkursin për gazetarë’, inspektorati gjobit RTK-në

    Insajderi
    09 August 2023 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati i Punës ka gjobitur Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) prej 2 mijë eurosh, pas ankesave të dy kandidatëve pjesëmarrës në konkursin për gazetar/redaktor.

    Kështu ka bërë të ditur Sindikata e pavarur e RTK-së përmes nëj komunikate për media.

    “Gjobat ndaj RTK-së nuk kanë të ndalur. 2 mijë euro gjobë për paligjshmërinë në konkursin për Gazetar/Redaktor në ueb faqe. Vendimet janë marr pas ankesave të dy kandidatëve pjesëmarrës në konkurs: 01 NR.25-147/2023 dhe 01 Nr.25-148/2023”, thuhet në komunikatë.

    Sipas komunikatës, në vendimin e Inspektoratit thuhet se RTK obligohet që në afat prej 8 ditësh ta paguajë dënimin e shqiptuar, në të kundërtën do të iniciohet procedurë përmbarimore.

    “Vetëm brenda gjashtë muajve Inspektorati i Punës ka gjobitur RTK-në së paku pesë herë… RTK që prej themelimit të saj nuk është gjobitur asnjëherë më shumë se sa për këta gjashtë muaj. Gjobat janë treguesi më i mirë i asaj që në vazhdimësi po e potencon Sindikata, se në RTK po punësohet paligjshëm, po degradohet paligjshëm, po avancohet paligjshëm”, thuhet po aty.

    Derisa ka publikuar karrige dhe guaska të dëmtuara në RTK, sindikata ka bërë disa llogaritje

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark