×
  • Showbiz
  • Show

    “U bëra i fortë për të gjetur paqen”, Noziy rrëfen për bullizmin që përjetoi në Britani

    Insajderi
    29 November 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi Noizy ka dhënë një intervistë ku ai ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij, vështirësitë që ka hasur fillimisht jashtë vendit, pasi e bullizonin si emigrant.

    “Vinim nga një situatë e vështirë. Gjatë gjithë vitit kam dëgjuar të shtëna dhe granata (viti 1997). Fëmijët mund të gjenin armë dhe plumba në shkurre. Kishte kudo lajme të tmerrshme. Nuk kishte armë dhe granata në tokë, por Londra e Jugut nuk ishte e sigurt. Kisha frikë të shkoja në shtëpi nga shkolla pa u ndaluar nga bandat që përpiqeshin të të grabitnin këpucët e mia ose varsen që mora për ditëlindjen time. Nëse u ktheheshe, do të lëndoheshe shumë keq”, ka thënë ai për për median angleze “Daily Express”.

    Noizy ka treguar që për shkak të vështirësisë për të folur mirë gjuhën pasi ishte emigrant, ai shpesh herë është bullizuar për këtë fakt dhe bashkëmoshatatrët e tij nuk e pranonin nën shoqërinë e tyre: Mos u ul këtu se je refugjat, kthehu në vendin tënd, ne nuk të duam këtu.

    Për shkak të këtyre paragjykimeve, Noizy vendosi të ndryshojë sjelljen duke u bërë më i ashpër me ta.

    “E vetmja mënyrë për të mbijetuar në Angli është të jesh i fortë. E vërteta e trishtueshme është se ka kaq shumë kultura dhe raca që është pothuajse e pamundur të bëhen një. E vetmja mënyrë është të jesh më i forti, atëherë askush nuk do të ngatërrohet me ty. Kështu gjeta paqen. Ne ishim grupi i parë shqiptar, i formuar në vitin 2001, ishim vetëm 10 veta në fillim, të gjithë boksierë. Grupi bëhej gjithnjë e më i madh sa më shumë njerëz vinin nga Shqipëria. Unë isha udhëheqësi sepse kisha ardhur në moshën 10 vjeç dhe mësova gjërat e vogla që ishin të rëndësishme; si të visheni, të flisni dhe të jesh më “britanik”, ka deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark