×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    U burgos në Itali, Elsa Lila rrëfehet si asnjëherë më parë

    Insajderi
    11 November 2023 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur Elsa Lila e cila prej vitesh ka vendosur të vazhdojë jetën e saj në Romë të Italisë, ka qenë në podcastin me kryeministrin Edi Rama, e cila ka folur gjatë për jetën dhe profesionin e saj.

    Ndër shumë eksperienca që ajo ka kaluar në jetë, ka përmendur edhe arrestimin për shpërndarje të lëndëve narkotike, e cila shprehet se ka qenë shumë e padrejtë.

    Elsa Lila rrëfen se ka qenë në burg për dy muaj, periudhë ku ka përjetuar shumë emocione të forta. Ajo tregon se për dy javë ka qenë e izoluar vetëm në një dhomë pa drita, ku nuk e kishte as sensin e kohës dhe se ditët ishin shumë të gjata, saqë nuk mbaronin kurrë.

    Elsa Lila: Qelinë e provova kur u arrestova vitin e kaluar.

    Elsa Lila: Sipas tyre për shpërndarje të lëndëve narkotike; gënjeshtër e madhe, po e madhe, shumë e madhe.a

    Kryeministri Edi Rama:  Po sa kohë ndenje në qeli në atë kohë?

    Elsa Lila: Kam ndenjur 2 muaj, nga këta 2 javë në izolim. Izolim do të thotë izolim, do të thotë një dhomë pa dritare, pa asgjë. Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë.

    Kryeministri Edi Rama: Sensin e orës e kishe?

    Elsa Lila: Jo absolutisht. Orientohesha me vaktet që servireshin. Pra, vinte dreka e duhet të jetë pak a shumë ora 1. Nuk kishte as dritë aty brenda, kështu që nuk mund të orientohesha me dritën e diellit, por ama është një eksperiencë kaq e fortë psikologjikisht sa ti nuk je më njëlloj pastaj mbrapa. Ai është një moment kufiri, ku ti duke ditur që je i pafajshëm dhe do dalësh që aty, ose e shfrytëzon atë moment për të medituar fort dhe për të evoluar mendërisht dhe spiritualisht një shkallë më lart, ashtu siç unë kërkoj të bëj gjithmonë ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më indietro. Është një fije peri që e ndan atë moment dhe unë pas 3 ditëve të para që i mbaj mend si nëpër ëndrra sepse nuk kam ngrënë, nuk kam pirë, nuk kam fjetur, nuk jam shtrirë në atë krevat, kam ndenjur në një karrige ulur në atë dhomë, se nuk dua ta quaj qeli, sepse tek e fundit nuk e ka fajin ajo, pse ta quaj qeli. Tek e fundit, ishte ajo ku unë banova për dy javë dhe u mundova dhe ta dua atë dhomë, që mos të shqetësohesha shumë. Muret ishim me emra, data, me mesazhe, poezi, kishte shumë për të parë nëpër mure dhe për të fantazuar dhe jo vetëm, por nëse përqendroheshe, kishte shumë energji të lënë aty brenda nga gjithë njerëzit, dhimbjen që kanë përjetuar aty brenda. E ripërsëris, ngaqë e dija që do dilja shpejt, pasi unë nuk kisha lidhje me atë histori, vendosa që ta përjetoja si një nga eksperiencat e jashtëzakonshme, të çmendura që më kanë ndodhur gjatë jetës dhe ta përdorja si mjet rritjeje psikologjike dhe spirituale dhe jo si mjet auto-shkatërrimi.

    Edi Rama: Pastaj si mbaroi ai makth?

    Elsa Lila: Ai makth mbaroi sepse unë që në momentin e parë që hyra aty pa avokat, sepse nuk kisha avokat pasi nuk më është dashur kurrë avokati për jetën që kam bërë. Më pas, familja ime jashtë gjeti një avokat sepse është shumë e domosdoshme për burokracitë. Dhe unë kërkova me ngulm, nëpërmjet avokatit që njoha më pas, që të isha e pyetur. Doja të merresha në pyetje sepse unë nuk kam fare lidhje.

    Dhe më në fund, pyetësori dhe dita mbërriti dhe ajo ka qenë një eksperiencë shumë e fortë. Ka qenë rreth 6-7 orë rresht, interrogatorio me Pubblico Ministero, me Prokurorin e Përgjithshëm të çështjes sime dhe më shumë se një interrogatorio, më pas u transformua në një intervistë. Ai shpejt u zbut nga mua. Kishte pasur të bënte gjithë jetën e tij me kriminelë të vërtetë dhe intuita e guidoi fatmirësisht drejt bindjes që unë realisht nuk jam pjesë, nuk mund të jem pjesë e kësaj lloj jete. Përpos të tjerave, njëkohësisht ishin mbyllur dhe hetimet, pra ishte kontrolluar celulari im e nuk e di të tjera hetime që ata bëjnë, në të cilat nuk rezultonte asgjë mbi personin tim. Faktet ishin bindëse.

    Kryeministri Edi Rama: Por për ta mbyllur këtë, si ndodhi, çfarë ndodhi që u hap dera dhe ti ridole dhe u ktheve në shtëpi? U bë gjyq apo si ndodhi? Thjesht ai prokurori…

    Elsa Lila: Jo, prokurori PM (Pubblico Ministero), drejtpërsëdrejti mbushën si të thuash dokumentet e duhura dhe quhej “Liberacione imediata di Elsa Lila”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark