×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    U dërgua me urgjencë në spital pas lëndimit, kjo është gjendja e portierit të Drenicës

    Insajderi
    01 November 2021 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portieri i Drenicës, Visar Haxhijaj u detyrua ta linte më herët se ç’duhet duelin e javës së 12-të kundër Prishtinës në Superligën e Kosovës në futboll.

    Haxhijaj pas një dyluftimi në ajër në minutën e 30-të në zonën e tij pësoi një lëndim, derisa u dërgua me urgjencë në spital.

    Në shikim të parë u duk se ‘gardiani’ drenicas u lëndua rëndë, megjithatë fatmirësisht gjithçka tani është në rregull me të.

    Haxhijaj është liruar tashmë nga spitali, ndërkohë që pret shumë shpejt të kthehet edhe në stërvitje te ‘kuqezinjtë’.

    ‘Jam liruar nga spitali. Nuk kam ndonjë lëndim serioz. Kam pasur vetëm një rënie të fortë në fushë. Kam bërë rezonancën. Jam mirë dhe besoj se kthehem edhe në stërvitje’, tha Haxhijaj të hënën për Demokracia.com.

    Drenica pësoi në takimin kundër Prishtinës me rezultat 1-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

    32-vjeçari është ndër lojtarët kyç të skuadrës nga Skenderaj dhe në rast të ndonjë dëmtimi më të rëndë do të ishte hendikep i madh për trajnerin, Tahir Lushtaku.

    Haxhijaj iu bashkua skuadrës nga ‘Bajram Aliu’ në afatin kalimtar të verës.

    Ai më parë ka mbrojtur ngjyrat e Besës e Dukagjinit të Klinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark