×
  • Showbiz
  • Show

    U eliminua! Zbulohen fjalët e fundit që i tha Kristi para se të dilte

    Insajderi
    15 March 2023 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sabiani ishte i eliminuari i mbrëmjes së kaluar në “Big Brother VIP Albania”. Këngëtari la shtëpinë pas 10 ditësh qëndrimi e duket se nuk e priti aspak keq këtë vendim dhe doli i buzëqeshur. Pasi takoi banorët dhe vajzën e tij, Keisin, Sabiani në fund takoi dhe puthi në ballë Kristin.

    “Mos u mërzit, e kemi në kontroll”- i tha Kristi Sabianit, fjali e cila i mbeti në mendje.

    Kjo ishte edhe kujtimi më i bukur në rrugëtimin e tij; momenti kur përqafoi Kristin herën e fundit, të cilën e theksoi në studio.

    Pas daljes nga shtëpia, Sabiani u shpreh në studio se ai tha një të vërtetë kur foli për marrëdhënien mes Kristit dhe Keisit. Ai shtoi se është ndjerë komod dhe shumë mirë në shoqërinë e banorëve. Sabiani veçoi Luizin dhe Qetsorin, si dy banorë që ka kaluar momente shumë të mira.

    Kujtojmë se Sabiani nuk ishte dakord për marrëdhënien e vajzës së tij me Kristin, ndaj vendosi të futej brenda shtëpisë. Mirëpo, atij i ndryshoi mendja rrugës, pasi i pa nga afër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark