×
  • Sport
  • Sport

    U fotografua duke lëshuar fushën me lot në sy, Richarlison pranon se ka nevojë për ndihmën e psikologëve

    Insajderi
    13 September 2023 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Richarlison la një nga imazhet më goditëse të orareve të ndeshjeve ndërkombëtare pasi shpërtheu në lot pasi u zëvendësua në ndeshjen mes Brazilit dhe Perusë.

    Pasi ndeshja përfundoi, futbollisti brazilian pranoi se ka nevojë për “ndihmë psikologjike” dhe se tani do ta kërkojë atë pas rikthimit të tij në Tottenham.

    Të gjitha të shkaktuara nga problemet që ai ka jashtë jetës së tij futbollistike, më shumë në planin personal.

    Richarlison, i cili që kur u transferuar te Spurs është akuzuar për mungesën e golave ëdhe ka luajtur shumë larg nivelit të tij më të mirë. Megjithatë, problemi i vërtetë është diçka tjetër.

    “Kam kaluar një kohë të turbullt në pesë muajt e fundit jashtë fushës. Tani gjërat janë mirë në shtëpi”, shpjegoi Richarlison për Globo, ku shtoi se “njerëzit që më kishin vënë syrin vetëm për paratë u larguan”.

    Edhe pse imazhet e lotëve janë tronditëse, Richarlison sqaroi se “tash gjërat kanë filluar të rrjedhin. Jam i sigurt që do të kem një ecuri të mirë te Tottenham dhe do t’i bëj gjërat të ndodhin përsëri”.

    “Momenti i trishtimit nuk ishte sepse luajta keq. Ishte më shumë një shpërthim për shkak të gjërave që po ndodhnin jashtë fushës, të cilat dolën jashtë kontrollit”.

    “Unë do të kthehem në Angli, do të kërkoj ndihmë nga një psikolog dhe do të kthehem më i fortë”, përfundoi sulmuesi brazilian. /telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark