×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    U gjet i vdekur, sot i jepet lamtumira e fundit të riut nga Deçani

    Insajderi
    02 January 2023 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person i zhdukur tri ditë më parë në Deçan, është gjendeur i vdekur mbrëmë.

    Dardan Musa Kadrijaj, 30 vjeçar, kishte dal nga shtëpia rreth orës 07:30 të mëngjesit të datës 28.12.2022, dhe nuk ishte kthyer më.

    Sot atij i jepet lamtumira e fundit kështu ka njoftuar Këshilli i Fshatit Rastavicë.

    “Njoftohen banorët e fshatit Rastavicë dhe më gjerë se varrimi i Dardan Musa Kadrijaj bëhët sot në ora 14 në varrezat afër odës së fshatit në Rastavicë.” Këshilli i Fshatit !”, thuhet në njoftimin e Këshillit të fshatit.

    Familjarët e tij kishin bërë të ditur se për rastin është lajmëruar edhe Stacioni Policor në Deçan.

    Dardan Musa Kadrijaj i lindur me 10.07.1992 nga Rastavica që nga dita e djeshme rreth orës 7 e 30 të mëngjesit ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.Luten të gjithë ata që e kanë parë ose kanë dijeni për të, të lajmrohen në këtë numër të telefonit:048126196. Dardani ka të veshur një duks ngjyrë kafe të qelët me kapole dhe farmerka me ngjyrë të kaltërt. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Stacioni Policor në Deçan,” thuhej në njoftim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark