×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    U gjet nën rrënojat e tërmetit, trupi i Christian Atsu kthehet në atdhe

    Insajderi
    20 February 2023 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupi i yllit të futbollit të Ganës, Christian Atsu, mbërriti në Akra të dielën në mbrëmje pasi u transportua nga Turqia, ka raportuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Intergrimit Rajonal të Ganës.

    “Eshtrat mortore të ish-lojtarit ganez, të ndjerit Christian Atsu, vdekja e të cilit ndodhi gjatë tërmetit të fundit në Turqi, u prit nga familja, zyrtarët e qeverisë dhe Shoqata e Futbollit të Ganës në një ceremoni në aeroportin ndërkombëtar Kotoka. Eshtrat u shoqëruan nga familja e tij dhe ambasadori i Ganës në Turqi në një fluturim të linjës ajrore turke”, shkroi në rrjetet sociale Ministria e Punëve të Jashtme.

    Zëvendëspresidenti i Ganës, Mahamudu Bawumia dhe një grup ushtarak pritën arkivolin pas mbërritjes në Akra. “Atsu luajti për Black Stars dhe ishte një person shumë i dashur, do të na mungojë shumë. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për Unionin e Mbështetësit të Ganes dhe për të gjithë ganezët për këtë humbje. Është një humbje shumë e dhimbshme”, tha ai.

    Atsu u zhduk pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, dhe menjëherë pas kësaj, pati konfuzion pasi raportet nga Turqia dhe agjenti i tij fillimisht kishin thënë se Atsu ishte gjetur dhe ndodhej në spital, por në fund, raportet ishin jo të sakta dhe se Atsu ndodhej ende nën rrënoja.

    Atsu luante për Hatayspor në ligën turke dhe para kësaj, ai kishte veshur fanellat e Everton, Newcastle dhe Chelsea.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark