×
  • Showbiz
  • Show

    U goditë me telefon në fytyrë në skenë, vjen reagimi i parë nga partneri i Bebe Rexhës

    Insajderi
    23 June 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej disa ditësh u komentua në media goditja që mori Bebe Rexha në fytyrë teksa po performonte në një skenë. Në momentin që këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare po bënte shenjën e shqiponjës, një 27-vjeçar e goditi atë me celular në fytyrë.

    Lidhur me këtë rast një reagim e ka bërë edhe partneri i Bebes, kineasti ndërkombëtar, Keyan Safyari.

    Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen të buzëqeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

    “Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente. Të dua”, ka shkruar Keyan Safyari në mbishkrimin e fotos.

    Kujtojmë që në koncertin e së dielës në Nju Jork ndodhi një incident, ku një burrë nga audienca e goditi me telefon 33-vjeçaren, duke bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital, nga ku edhe iu bënë tri qepje në fytyrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark