×
  • Sport
  • Sport

    U inkuadrua në minutën e 70’të – Edon Zhegrova protagonist në fitoren e Lille, asistoi në golin e epërsisë

    Insajderi
    18 March 2023 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të të ndeshjes për Lillen që fitoi në udhëtim te Toulouse, me rezultatin 2:0.

    Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 28-të të Ligue 1 të Francës.

    Futbollistit të Kosovës iu deshën vetëm pak minuta në fushën e lojës për ta regjistruar një tjetër asistim në elitën e futbollit francez.

    Zhegrova në minutën e 86-të asistoi për Alexsandron që shënoi për epërsinë e një goli të mysafirëve.

    Mohamed Bayo e shënoi një tjetër gol në minutën e 11-të të kohës shtesë dhe ndeshja u mbyll 2:0 në të mirë të Lillet.

    Zhegrova 23-vjeçar që ka një gol të shënuar në kampionatin francez, ka kontribuuar me katër asistime deri tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark