×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U kap duke vozitur edhe pse e kishte të ndaluar, qytetarit i konfiskohet vetura dhe gjobitet

    Insajderi
    13 April 2024 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar shoferi i cili nuk e ka respektuar masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, pra ka qenë duke vozitur veturën edhe pse atij i ishte ndaluar.

    I njëjti është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse “ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik” edhe për gjashtë muaj.

    Përveç kësaj, policia ka njoftuar se të njëjtit i është konfiskuar edhe automjeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark