Insajderi
Lajme

U kapën me 1 milion euro cash, Gjykata në Prishtinë i lë të lirë tre të dyshuarit

Insajderi
27 February 2026 - 19:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U kapën me 1 milion euro cash, Gjykata në Prishtinë i lë të lirë tre të dyshuarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka vendosur të refuzojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tre të dyshuarve që u kapen me 1 milion euro cash, shkruan Insajderi.

Gjyqtari që mori këtë vendim ishte Leon Perleska.

I përfshirë në rast është efektivi i Policisë së Shtetit, Aurel Kaziu.

Kaziut dhe dy personave të tjerë iu janë gjetur rreth një milion euro të padeklaruara përmes skanimit me rreze X.

“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet e ngritura nga skaneri janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit”, thuhej në njoftim./insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark