×
  • Lajme
  • Insajderi

    U kapën me 83 kg drogë – Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për shtatë të arrestuarit

    Insajderi
    23 March 2022 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka kërkuar tu zgjatet paraburgimi të gjithë të arrestuarve që momentalisht ndodhen në paraburgim për rastin e 83 kilogram droge që është kapur para një muaji në pikën kufitare në Han te Elezit.

    Gazeta Insajderi ka siguruar këtë dokument sipas të cilit ndaj shtatë të arrestuarve kërkohet vazhdimi i paraburgimit.

    Sipas prokurorisë ka bazë ligjore se ndaj të dyshuarve duhet të vazhdohet paraburgimi pasi ekziston rreziku i arratisjes së tyre, dhe ndikimi tek dy të arratisurit e grupit Mentor Imami dhe Agim Rexhepi.

    “Nëse të pandehurit do të lihen në liri të plotë dhe të pakufizuar në lëvizje dhe kontakte, rrethanat e posaçme tregojnë se të njëjtit do të mund të mund të ndikojnë tek bashkë të pandehurit, të cilët akoma gjenden në arrati, përkatësisht të dyshuarit Mentor Imami dhe Agim Rexhepi, në atë mënyrë që të njëjtit do të mund të asgjësojnë, fshehin apo falsifikojnë provat materiale”, thuhet në kërkesën e prokurorisë.

    Sipas prokurorisë, të arrestuarit duke vepruar si grup i organizuar, pa autorizim kanë transportuar nga Turqia në Kosovë substance narkotike me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes.

    “Me rastin e ndaljes dhe kontrillit të automjetit transportues me targa 34 DRV326 dhe rimorkio me targa 34DSB810, pronë e kompanisë “ALBA trans”, e të cilit ka qenë duke u drejtuar nga Arslan Asanov është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 83.592 gram, e cila substancë ka pasur destinacion Prishtinën dhe ka qenë e fshehur në brendi të 32 reflektorëve”, thuhet në kërkesën e paraburgimit.

    Ndërsa të dyshuarit Lorik Tigani dhe Onur Vizdik, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin kanë mbajtur në pronësi armë.

    Qysh në fillim të vitit 2022 e deri tani në vazhdën e aksionit të njësiteve të Anti-drogës, janë bërë bastisje kundër narkotikëve ku pati dhe arrestime. Muaji Shkurt dhe Mars i po këtij viti, ishin muajt ku Policia e Kosovës bëri disa aksione ku vlera e materialit brenda së cilëve kapi vlera milionëshe.

    Policia e Kosovës konfiskoi më shumë se 80 kilogramë drogë të llojit heroinë në Han të Elezit ku në këtë aksion 7 persona janë arrestuar kurse dy të tjerë janë në kërkim./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark