×
  • Lajme
  • Lajme

    U kapen me drogë, arrestohen tre persona në Mitrovicën Veriore

    Insajderi
    23 November 2023 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicën Veriore të cilët dyshohen që posedonin sasi të kokainës dhe të marihuanës.

    Njëri prej të dyshuarve, sipas Policisë ka urdhër-arrest aktiv në lidhje me veprën penale për narkotikë/laborator droge.

    Sipas njoftimit të Policisë, gjithçka nisi rreth orës 03:15 të mëngjesit.

    ”Me datën 23.11.2023 rreth orës 03:15, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Patrulluese e Stacionit Policor Mitrovicë-veri, gjatë angazhimeve të saj në garantimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale, ka ndaluar për kontroll automjetin e tipit VW Golf, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale m/s (N. M.) dhe pasagjerë në automjet ishin të dyshuarit me inicialet (M. T. dhe D. J.)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Pas ndalimit të automjetit nën dyshimin për posedim të substancave narkotike është kontrolluar automjeti dhe në të është gjetur sasi e dyshuar e kokainës dhe marihuanës. Më pas, janë informuar njësitet tjera relevante, përfshirë Antidroga dhe Forenzika.
    Së bashku me këto njësite, sipas Policisë janë evidentuar dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë: rreth 10 gramë kokainë, 98 gramë marihuanë, 83540 dinarë të Serbisë dhe 205 euro kesh dhe katër telefona mobilë.

    Me aktvendim të prokurorit kujdestar të tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark