×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U kapën me substanca narkotike – Policia arreston dy persona, njërin e dërgon në vuajtje të dënimit

    Insajderi
    05 April 2024 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona mbrëmë në rrugën “Batalioni Atlantiku” në kryeqytet, pasi në veturë iu është gjetur drogë, shkruan Insajderi.

    Sipas policisë, atyre u janë gjetur dhe sekuestruar 14 qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 14.8 gram.

    Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në banesën e njërit nga të dyshuarit ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pako me foli të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 55.5 gram.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri gjatë verifikimit ka rezultuar i kërkuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark