×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    U kapën në “shtëpi bari”, burg për dy të rinjtë shqiptarë në Angli (EMRAT)

    Insajderi
    02 February 2023 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy të rinj shqiptarë kanë dalë para gjykatës britanike, pasi u kapën në një “shtëpi bari”.

    Mediat britanike bëjnë me dije se të arrestuarit janë Landi Ruçi, 32 vjeç dhe Elidon Hodaj, 27 vjeç, të cilët akuzohen për prodhimin e drogës në Bangor.

    Magjistratët e Llandudno-s dërguan çështjet e tyre në Gjykatën e Kurorës. Të pandehurit, të dy pa adresë fikse, folën vetëm për të konfirmuar detajet e tyre përmes një përkthyesi shqip gjatë seancës së shkurtër të pasdites së djeshme.

    Ata akuzohen për prodhimin e një sasie të madhe kanabisi, një drogë e kontrolluar e klasit B, në Bangor. Prokurori kërkoi ‘arrest me burg’ për Ruçin dhe Hodajn, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë kërkesë për lirimin e tyre me kusht./Gazeta Express

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark