×
  • Sport
  • Sport

    “U kërkoj falje të gjithë tifozëve anglezë”/ Performanca katastrofale e himinit të Britanisë së Madhe, kritikohet këngëtarja italiane

    Insajderi
    24 March 2023 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk ndalen polemikat në në lidhje me performancën e këngëtares Ellynora në stadiumin “Maradona” në lidhje me performancën e saj për Himnin e Britanisë së Madhe.

    Në rrjetet sociale ajo ka marrë njën lumë kritikash nga anglezët pas interpretimit të tekstit “God Save the King”.

    Sipas mediave, performanca e saj ishte katastrofike ndërsa edhe në pamjet direkte duket qartë nervozizmi i këngëtares italiane që nuk arriti ta interpretonte në mënyrën e duhur.

    Pas ndeshjes, vetë këngëtarja shpërtheu në lotë duke kërkuar falje. “Jam e zemëruar për atë që ndodhi sepse doja ta interpretoja në mënzrë perfekte por nuk ishte për fajin tim. U kërkoj falje të gjithë tifozëve anglezë. Jam e shkatërruar për atë që ndodhi”, thekson Ellynora.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark