Futbollisti holandez i Atalantas, Marten de Roon ka publikuar një ‘foto’ nga “pushimet e tij verore”, duke u bërë hit në rrjetet sociale.
De Roon prej vitesh konsiderohet si një nga futbollistët më interesantë në rrjetet sociale, pasi shumica e postimeve të tij në Twitter tregojnë se ai ka një sens të jashtëzakonshëm humori. I tillë është edhe postimi i fundit.
Domethënë, De Roon nuk ka publikuar asnjëherë foto nga pushimet e tij verore dhe ekipi i këshilltarëve me të cilët punon, i kanë rekomanduar që të publikojë një të tillë.
Holandezi vendosi të postojë një foto të krijuar me fotoshop në plazh, i veshur me fanellën e Atalantas.
“Menaxhmenti im më këshilloi të postoja një foto pushimesh në mënyrë që Instagrami im të mos duket aq zyrtar me fotot profesionale. Pra, kohë të bukura pushimesh. Mezi pres të kthehem dhe të nis sezonin e ri”, ka shkruar De Roon, duke u bërë një hit në rrjetet sociale.
Sa i përket karrierës së tij futbollistike, holandezi luan për Atalantan që nga viti 2017.
Ai ka qenë më parë anëtar i Middlesbrough, Heerenveen dhe Sparta.