×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U lirua nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës – Kuçi: Kryeparlamentarin e kemi mashtrues

    Insajderi
    26 February 2024 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. Ndaj këtij lajmi ka reaguar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, shkruan Insajderi.

    Kuçi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “kryeparlamentarin e kemi mashtrues”.

    Ajo ka kujtuar se si Konjufca me krenari kishte pranuar se kishte gjuajtur me gaz-lotsjellës derisa ka përmendur rastin se si Driton Çaushi ishte dënuar me 14 muaj burgim me kusht.

    “Glauk Konjufca sot u shpall i pafajshem per hedhje te gazit lotesjelles ne Kuvend, perderisa Driton Çaushi denohet 14 muaj burgim me kusht. Glauku ne 2019 e ka pranu vepren me mburrje, ndersa para gjykate ka rrejte edhe vet edhe avokatja ne emer te tij. Kryeparlamentarin e kemi mashtrues”, shkroi ajo përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark