×
  • Showbiz
  • Show

    U përfolën për ndarje, vjen reagimi i Elhaidës dhe Ledianit

    Insajderi
    16 February 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Urimi i munguar për ’14 shkurt’ nxiti aludimet se këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, të nisur në ‘Dancing with the Stars’.

    Mirëpo, ata kane reaguar dhe tregojnë më së miri se ata nuk janë ndarë e se madje janë rikthyer në Tiranë pas pushimeve.

    Enigmë mbetet fakti se përse nuk erdhi asnjë urim publik nga çifti, mirëpo duke ditur se edhe romanca e tyre qëndroi e fshehur për disa kohë, ndoshta edhe dedikimet do t’i mbajnë të tilla.

    Historia e dashurisë që nisi në “Dancing With the Stars” mes Elhaida Danit dhe Ledian Agallijajt, bëri jo pak bujë në rrjet. Por, pavarësisht komenteve negative dhe kritikave që morën nga ndjekësit, Elhaida dhe Lediani vijuan romancën e tyre, gjë e cila tregohet edhe përmes fotos së mësipërme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark