×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    U përjashtua nga “Defender 23”, Qeveria nuk e largon nga objekti banerin e këtij ushtrimi

    Insajderi
    01 June 2023 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosën sanksione Kosovës. Vendi ynë u përjashtua nga “Defender Europe 23”.

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier njoftoi se vendimi për përjashtimin e Kosovës nga “Defender 23” u mor gjatë natës nga komandanti amerikan për Europën, Christopher G. Cavoli.

    Përkundër përjashtimit, në ndërtesën e qeverisë së Kosovës ende qëndron i vendosur baneri “Defender Europe 2023”.

    Kryeministri Albin Kurti sanksionet e Amerikës i quajti të padrejta teksa theksoi se kjo është një fatkeqësi.

    SHBA ndëshkoi Kosovën në këtë formë pasi Kurti nuk pranoi kërkesën e tyre për t’i tërhequr njësinë speciale të policisë nga veriu i Mitrovicës, përkundër tensioneve të shkaktuara dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR’it. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark