×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U prezantua rrejshëm si polic, i mori një personi 1.600 euro – Policia arreston të dyshuarin

    Insajderi
    15 November 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik për prezantim të rrejshëm, shkruan Insajderi.

    Personi i arrestuar është 44 vjeçar, ai dyshohet se ishte prezantuar si zyrtar policor dhe i kishte marrë 1 mijë e 600 euro një personi.

    Me datën 15.11.2023 rreth orës 14:20 policët hetues të stacionit në Kaçanik, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin S.R (M/K) i moshës 44 vjeçar , i cili dyshohet se ditë më parë në fshatin Doganaj të Kaçanikut ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor me rroba civile dhe i kishte marrë (mashtruar) 1600 euro personit tjetër, me qëllim se ai do ti ndihmonte për lirimin e një personi nga burgu“, thuhet në njoftim.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Prezantim i rremë si person zyrtar’’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark