×
  • Lajme
  • Aktuale

    U raportua e zhdukur, gjendet 60 vjeçarja nga Bardhoshi

    Insajderi
    02 August 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjetur gruaja 60-vjeçe nga Bardhoshi i Prishtinës, e raportuar e zhdukur që nga dita e premte.

    Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar djali i saj.

    “Po e kemi gjetur, në Besi (fshat i Prishtinës). Është gjetur nga familjarët e nënës”, tha ai për Express.

    I pyetur për gjendjen shëndetësore të nënës së tij ai tha se është mirë.

    “Mirë është, pak ka qenë e lodhur”, u shpreh ai.

    Tutje, i njëjti tha se e kanë njoftuar edhe Policinë për gjetjen e saj sepse pas zhdukjes e kishin raportuar rastin edhe në Polici.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark